HOTEL DELPHIN DELUXE *****

DETAJE

Shërbimi Ultra All Inclusive

Destinacioni Alanya
Shërbimet: Ultra All Inclusive – shampanjë për mirëseardhje, tryezë suedeze për mëngjes, mëngjes të vonshëm, ushqime të lehta në mesditë, drekë, ushqime të lehta pasdite dhe biskota, kafe, çaj, akullore, lëngu i portokallit të shtrydhur, darkë dhe bufe në mesnatë. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa jo vendore, kafe turke, mini bar në dhoma me pije joalkoolike, birra, ujë dhe çokollatë të rimbushur çdo ditë. Vetëm ca nga whiskey dhe disa lloje të verërave janë me pagesë. Bufe dietale dhe bufe për fëmijë në restorantin kryesor. 
Plazhi: Plazhi privat i hotelit, me guralec dhe platformë e cila shpie në bregdet, peshqirët, shtretërit dhe çadrat e diellit nuk paguhen. 
Sporti dhe argëtimi: Pishinë të jashtme dhe të brendshme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëset, qendra e fitnesit, sauna, banjë turke (hamami), dhoma me avull, jacuzzi, fushat e tenisit, pingpong, basketboll, volejboll në plazh, pikado, sportet ujore (pa motor) nuk paguhen. Pajisjet e tenisit, mësimet, masazhi, salloni i kozmetikës, bilardo,  sportet ujore (me motor) dhe shkolla e zhytjes paguhen veçmas. Disa kurse të lira si pikturimi nuk paguhen. 
Programe argëtuese, programe dhe shfaqje muzikore në mbrëmje, çdo 15 ditë mbrëmje turke, dhe çdo 15 ditë darkë Gala. Mini club dhe club për të rinj me kinema në hapësirë të hapur.

ГАЛЕРИЈА