HOTEL RIXOS PREMIUM TEKIROVA *****

Detaje

 Hoteli është i vendosur në regjionin Tekirova,17km nga Kemeri dhe 73km nga aeroporti i Antalisë.  
Shërbimi : All Inclusive
Destinacioni: KEMER
Përmbajtja: Restoranti kryesor me bife të hapur, A’la Carte restorantet: Venix (Italian), Sparx (Francez), Onyx (Peshku), Sini (Turk), BBQ (piknik në ambient të hapur). Bare përgjatë kompleksit hotelier shërbejnë pije alkoolike dhe lëngje. Mjeku, kujdestar për fëmijë, telefoni dhe faksi, larja dhe pastrimi kimik, qendra tregtare dhe rent a car janëzz me pagesë shtesë.   
Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me rërë dhe guralecë. Shtretërit,ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.  
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendra fitnesi, banjë turke, saunë, terren për tenis me ndriçim, pingpong, bilardo, volejboll plazhi, futboll, basketboll, waterpolo, sportet ujore pa motor janë pa pagesë. Me pagesë janë: Masazhi, qendra e bukurisë dhe SPA, kujdesi ndaj lëkurës, shkolla e tenisit dhe reketi, birilat, video dhe lojërat elektronike, internet kafe, Fun Fair, sportet ujore me motor janë me pagesë shtesë. 
Program animues gjatë ditës, gara, kurse për gatim, party në plazh si dhe në mbrëmje show program me ekipe profesionale, muzikë live pranë pishinës. Rixy Kid club për fëmijë nga 04 - 12 vjet me programe speciale, mini disco, shesh lojërash dhe restorant për fëmijë.  

GALERIJA