Hotel HAJDARPASA PALACE *****

DETAJE

Shërbimi Ultra all inclusive

Destinacioni ALANIJA
Akomodimi:  Haydarpasha Palace ofron për mysafirët e saj ka gjithsej 496 dhoma shumë luksoze, komode  dhe ultra moderne. Hoteli ka pesë  tipe dhomash: dhomat standarde, dhomat familjare, suitat familjare, dhomat ekonomike dhe katër dhoma për personat me nevoja të veçanta. Të gjitha dhomat kanë ballkonin ku mund të shijoni pamjen nga parku madhështor. Dhomat janë të gjitha të shtruara me laminat dhe janë të pajisura me detektorët e zjarrit, banjo e tualet, telefon, tharëse të flokëve, pasqyrën për kozmetikë,robë banjo,pantoflat, produktet e bukurisë, kondicioner, televizion LED me kabllo satelitor, kasafortë, minibar, çajnik, llojllojshmëri të kafes dhe çajrave, pije vendore, internet (WiFi), shërbimin në dhomë dhe lavanderinë, me pak fjalë mund të themi se këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm. 
Restorante dhe Baret:
Restorantet:
Hoteli Haydarpasha Palace alido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne  e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor i cili ka kapacitet prej 1250 persona brenda dhe 450 persona në restorantin jashtë, hoteli ka edhe katër restorante A’La Carte ku shërbehet ushqim tradicional turk, italian, peshk dhe mish. Këto të katër hotelet kanë këtë kapacitet : Turkish A’La Carte 70 persona,  Italien A’La Carte 50 persona, Fish A’La Carte 60 pax dhe Steak House A’La Carte 50 persona.
Baret : Haydarpasha Palace ka tetë lloje të bareve, secili është komod,  luksoz dhe ultra moderne në stilin e tij. Baret janë : Looby Bar-i, Lobby Lounge Bar-i, Snack Bar-i, Gözleme House(Plazh/Pishinë), Disco Bar-i (Plazh), Vitamin Bar-i dhe Beach Bar-i.
Facilitetet: Hoteli Haydarpasha Palace ka tetë pishina, pishina standarde e jashtme, pishina infinite (+18), pishina për fëmijë me pesë rrëshqitëse,pishinat prej gome për fëmijët e vegjël, pishinën e brendshme dhe të jashtme, pishinën e brendshme për fëmijë dhe tetë pishinat me rrëshqitëset për të rritur dhe ato për fëmijë që janë pesë. Për argëtimin tuaj gjithmonë do të ketë shfaqje nga më të ndryshmet, muzikë live, aktivitete të ndryshme ditore dhe disko.

GALERIJA